Hyjnesha e Prishtines
Forumi i Intelektualëve Shqiptarë
Labirinthi i rrumbullakët

Për neve

Informatat për Forumin

Forumi i intelektualëve shqiptarë (FISH) - është shoqatë e intelektualëve shqiptare në Republikën e Kroacisë, lirisht të bashkuar, qëllimi i së cilës është realizimi i të drejtave dhe nevojave të përbashkëta në harmoni me rregullat e parapara në Ligjin kushtetues për të drejtat e pakicave nacionale në Republikën e Kroacisë.

Objektiv themelor i Forumit është përparimi i mardhënieve të pakicës shqiptare me popullin Kroat dhe pakicat tjera në Republikën e Kroacisë.

Selia e Forumit është në Zagreb:
Šubićeva 20
tel/fax:(385) 1 4655 336
www.fai-fish.com
e-mail: forum@fai-fish.com

Dëshira shumëvjeçare për bashkimin e subjektit intelektual shqiptar në Republikën e Kroacisë u sendërtua më 23. prill 2005. në Zagreb, kur edhe u themelua Forumi i intelektualëve shqiptarë.

Anëtarë të Forumit janë qytetarët intelektualë shqiptarë në Republikën e Kroacisë të inkuadruar në lëmenjtë e ndryshme të shoqërisë ku më përgjegjësi dhe kujdes kryejnë detyrat e tyre dhe kontribuojnë në përmirësimin e jetës së përbashkët dhe shoqërisë në përgjithësi.

Me regjistrimin e Forumit në Ministrinë e drejtësisë dhe në organet tjera të vetëqeverisjes lokale, Shqiptarët në Republikën e Kroacisë fituan shoqatën më të denjë, e cila do të merret me ruajtjen e kulturës dhe identitetit të tyre kombëtar në nivelim më të lartë si dhe më:

  • kultivimin e gjuhës dhe shkrimit shqip.
  • edukimin dhe shkollimin e të rinjve shqiptarë në gjuhen amtare
  • pjesëmarrjen e pjesëtarëve të pakicës shqiptare në jetën publike dhe vetëqeverisjen lokale në kuadër të këshillave dhe perfaqsusëve të pakicave kombëtare.
  • bashkëpunimin gjithpërfeshirës dhe profesional me pakicat tjera në Republikën e Kroacisë.
  • bashkëpunimin me organizatat simotra ndërkombëtare dhe në rajon
  • kryerjen e detyrave tjera në përputhje me Statutin e Forumit.