Hyjnesha e Prishtines
Forumi i Intelektualëve Shqiptarë
Labirinthi i rrumbullakët

Kodeksi

Kodeksi i mirësjelljes

Neni 1
Çdo anëtar i Forumit duhet të jetë i nderuar në mesin ku jeton dhe punon.

Neni 2
Gjithnjë duhet të jetë tolerant dhe të angazhohet që toleranca të jetë mënyrë e komunikimit.

Neni 3
T'i përqafojë të arriturat e civilizimit bashkohor dhe të sillet konform tyre.

Neni 4
Duhet të jetë i gatshëm t'i ndihmojë të tjerët në çdo moment në përputhje me mundësitë e veta.

Neni 5
Nuk guxon të jetë arrogant dhe primitiv në sjellje e komunikim.

Neni 6
Çdo mendim dhe qëndrim të vetin duhet ta argumentojë.

Neni 7
Duhet të mbrojë Forumin dhe nivelin e vet personal.

Neni 8
Vendimet e Forumit merren me shumicë votash, por duhet te respektohen edhe mendimet e pakicës.

Neni 9
Komunikimi në Forum duhet të jetë i nivelit dhe civilizues (Si zonja e zotëri, dr., prof., etj. etj.)

Neni 10
Çdo jotolerancë apo urrejtje (qoftë ajo: kombëtare, fetare, ideologjike, gjinore, racore, lokale, regjionale etj.) është e papranueshme për secilin anëtar të Forumit.

KRYETARI I FORUMIT