Hyjnesha e Prishtines
Forumi i Intelektualëve Shqiptarë
Labirinthi i rrumbullakët

Promovimi i librit 'Si është shkatërruar Jugosllavia'


Në organizim të Forumit të intelektualëve shqiptarë në Kroaci, Fakultetit të shkencave politike, Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Maqedonisë me 26 shkurt 2007 në Fakultetin e shkencave politike në Zagreb, Lepušićeva 6, Salla "A", me fillim në ora 18:00 u mbajt promovimi i librit të autorit Stipe Mesiq

"SI ËSHTË SHKATËRRUAR JUGOSLLAVIA" / KAKO JE SRUŠENA JUGOSLAVIJA/

Si është shkatërruar JugosllaviaKëshilltari i Mesiqit Sinisha Tatalloviq e ceku se presidenti në mënyre intrigante përshkruan fazën e shkatërrimit të ish Jugosllavisë, sepse ishte dëshmitar i atyre ngjarjeve.
Mu për atë shtoj se Mesiqi mundte për së afërmi ti analizonte ngjarjet, njerëzit dhe sjelljet e tyre në shkatërrimin e Jugosllavisë. Tatalloviqi e ceku se botimi i parë doli në vitin 1992, kurse botimi i dytë në vitin 1994, dhe se i njejti është botuar edhe në gjuhën Angleze dhe Gjermane. Pas 15 vitesh libri i Mesiqit edhe më shumë ndihmon në kuptimin më të plotë të proceseve politike që kanë ndodhur në Evropën juglindore, tha Tatalloviqi.

Kryetari i Forumit të intelektualëve shqiptarë në Kroaci Muhamet Morina na kujtoj se Forumi është themeluar në prill të vitit 2005, si institucioni më i rëndësishëm shqiptarë në Kroaci, i cili angazhohet me të gjitha forcat në integrimin e pakicës kombëtare shqiptare në jetën politike kroate, në ruajtjen e identitetit, kulturës, gjuhës dhe shkrimit.
Duke vlerësuar se libri i Mesiqit është i rëndësishëm, shtoj se memoaret politike në mënyrë dramatike e përshkruajnë kohën e shkatërrimit të Jugosllavisë, shtetit i cili ishte i bazuar në Kushtetutën e vitit 1974. Morina foli edhe për çështjen shumë aktuale në Kosove, saktësisht për statusin final të Kosovës sipas planit të Marti Ahtisarit.

Historiani Ivo Goldstein ceku se Mesiqi në libër përshkruan ngjarjet që nga dhjetori i vitit 1991, dhe thekson se libri është memoar i shkatërrimit te Jugosllavisë, shtetit i cili ishte themeluar në vitin 1918, dhe shkatërruar ne vitin 1991, i cili kishte kriza të mëdha kushtetuare, në fakt nuk kishte elite politike e cila mund të merrej vesh ne çështjet themelore të Kushtetutës së Jugosllavisë.

Akademiku Dushan Billanxhiq na përkujtoj të gjitha funksionet që i ka kryer presidenti Mesiq, posaçërisht në 15 vitet e pavarësisë së Kroacisë. Mesiqi siç tha ai është njeri nga ata politikan te cilët përballojnë sfidave më të vështira, e këtë e argumenton mandati i dyte si kryetar shteti, i cili po vazhdon në shtat vitet e fundit. Mesiqi përvojën e tij politike e tregoj në zgjedhje dhe është politikan i cili lufton për të drejtat qytetare dhe njerëzore duke ju përmbajtur ligjit, theksoj Billanxhiqi.

Ambasadori i Maqedonisë në Kroaci Mahi Nesimi, e ceku se libri i Mesiqit së shpejti do të botohet edhe në gjuhën maqedone në mënyrë që Maqedonëve të ju shpjegon për së afërmi të gjitha ngjarjet kyçe në shkatërrimin e Jugosllavisë.

Presidenti Mesiq poashtu e ceku se libri është dokument i një kohe, i shkruar në kohën e ngjarjeve politike që ishin kyçe për shkatërrimin e Jugosllavisë. Përkujtoj që ka marrë pjesë në të gjitha ato ngjarje dhe në konfliktet me Tugjmanin për çështjen e ndarjes së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mesiqi propozoj që sot të shiqojmë kah e ardhmja, dhe se Kroacia po i hap kufijtë kah shtetet fqinje, duke theksuar shembullin e Francës dhe Gjermanisë të cilit kanë luftuar me shekuj, porse konfliktin e kanë zgjedhur përmes ekonomisë. Theksoj se sot ato shtete janë të bashkuara politikisht në Bashkimin Evropian duke përfunduar se "përgjegjësinë duhet individualizuar, kurse popullin duhet liruar nga përgjegjësia".

(përkthyer nga HINA)

Promovimi në Zagreb, 26.02.2007.

 

Promovimi në Tiranë, 16.03.2007.