Hyjnesha e Prishtines
Forumi i Intelektualëve Shqiptarë
Labirinthi i rrumbullakët

Lista të kandidatëve për Këshillin e Zagrebit


BASHKËKOMBAS TË NDERUAR!
ZONJA DHE ZOTRINJË!

Kushtetuta e Republikës së Kroacisë dhe Ligji për të drejtat e pakicave kombëtare sigurojnë të drejta ekskluzive (të shtuara). Ndër to është edhe formimi i Këshillave në nivel të komunës, qytetit dhe prefekturës.

Ne Shqiptarët në Qytetin e Zagrebit kemi të drejt të zgjedhim Këshillin prej 25 anëtarësh. Nësë në Këshill zgjidhen më të mirët (ata që kanë mundësi dhe duan të punojnë) realizimi i të gjitha projekteve të cilat ruajnë kulturën dhe vlerat tona kombëtare janë plotësisht të mundëshme.

Këshilli i qytetit të Zagrebit sipas Nenit 31. të Ligjit kushtetues për Pakicat Kombëtare ka të drejt:

  • Të propozojë organeve lokale qeverisëse avancimin e pozitës së Shqiptarëve në Qytet duke përfshirë edhe propozimin e akteve të përgjithshme, organeve që i miratojnë, e që rregullojnë çështje të rëndësishme për pakicën tonë kombëtare (mundësimi i formimit qendrës Shqipëtare në Zagreb)
  • Të zgjedh kandidatët nga radhët e pakicës kombëtare Shqipëtare për organet e administratës shtetërore dhe qeverisëse; (mundësimi i punësimit në përputhje me përqindjen dhe afëtsitë profesionale).
  • Të jetë i informuar për çdo çështje e cila shtjellohet nga organet përfaqësuese të qytetit, që kanë lidhje me statusin e pakicës tonë.
  • Të jep mendime dhe propozime në lidhje me programet e radiove dhe televizioneve të nivelit lokal dhe rajonal, të dedikuara për pakicat kombëtare.

Në përputhje me Nenin 32. të Ligjit, Këshilli i pakicës kombëtare Shqipëtare në kuadër të Këshillit të Zagrebit, do të angazhohet në menyrë aktive duke propozuar dhe sugjeruar zgjidhje rreth dispozitave që rregullojnë të drejtat dhe liritë e pakicave.

Në përputhje me Nenin 33. të Ligjit, anëtarët tonë në Këshillin Koordinues të Pakicave Kombëtare do të angazhohen maksimalisht që të avancohen interesat e përbashkëta duke marrë parasysh të drejtat që përmbanë Neni 31. i Ligjit për të drejat dhe liritë e pakicave kombëtare.

Këshilli i pakicës Shqiptare në veçanti do të angazhohet në përputhje të plotë me dispozitat e Nenit 34. të Ligjit i cili përcakton detyrat dhe të drejtat e përfaqësuesëve të pakicave kombëtare (hapja llogarive ku ka fonde për realizimin e të drejtave të pakices). Mjetet financiare janë të siguruara nga buxheti i Republikës dhe i qytetit të Zagrebit. Shpenzimi i mjeteve financiare dhe miratimi i llogarisë përfundimtare do të monitorohet me përpikeri nga përfaqësuesit tonë në Këshillin, dhe ta njoftojë në mënyrë të përshtatëshmë gjithë komunitetin shqiptar në qytetin e Zagrebit.

Forumi i Intelektualëve Shqiptarë në Republikën e Kroacisë dhe Bashkësia Shqiptare e qytetit të Zagrebit Ju ofrojnë listën me kandidatët më të mirë të profesioneve dhe lëmive të ndryshme që kanë gjithë kapacietin dhe mundësinë që të mbërojnë dhe avancojnë të drejtat dhe liritë tona sipas ligjit.

Zonja dhe zotrinjë të nderuar!

Ju ftojmë të votoni në numër sa më të madh!

T'i zgjedhni më të mirët dhe më të aftët sipas medimit tuaj.

Urojmë zgjedhje të qeta, të kulturuara ashtu si e meritojmë.

SUKSESE

 


 

Forumi i Intelektualëve Shqiptarë në Republikën e Kroacisë dhe Baskësia Shqiptare e Qytetit të Zagrebit propozojnë këtë LISTË TË KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E ZAGREBIT:

 

Nr. 01 - Mirzana Ademi, dipl inf.

U lind më 1973, Pirokë komuna e Tetovës në Maqedoni. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Shibenik. Fakultetin e informatikës dhe organizimit e kreu në Varazhdin dhe fitoi titullin Inxhiniere diplomuar e informatikës.

Nr. 02 - Merdita Agai, dr.med.

U lind në Shkup më 1967. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Prishtinë, Fakultetin e mjekësisë në Zagreb, si edhe specializimin nga citologjia klinike. Punon në KBC "Sestre Milosrdnice" - Klinika për sëmundje malinje, Zagreb.

Nr. 04 - Arben Ameti, dr.med.

U lind më 1971, në Tetovë në Maqedoni. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Slatinë, Kroaci. Fakultetin e mjekësise në Zagreb, kurse specijalizimin për internist e kreu në Shkup, Maqedoni, ku edhe është në përfundim të postdiplomimit në degën e kardiologjisë. I punësuar në Polikliniken Srčana, Zagreb.

Nr. 12 - Driton Binaj

U lind më 1980 në fshatin Gorozhup. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në Prizren. Në vitin 2007 diplomon në Fakultetin Ekonomik të Biznesit, në Zagreb. Është menaxher i Ndërmarrjes "Binaj" d.o.o. njëherit është aktivist edhe në shumë lemi.

Nr. 17 - Mirjam Deponte

Dipl. Juriste. Diplomate. Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kroaci 1997-2000. Zotëron gjuhët Anglisht dhe Italisht.

Nr. 20 - Uka Elshani

U lind në Drenas, R. e Kosovës me 1950. Shkollën tetvjeçare e kreu në vendlindje, Shkollën e mesme të tregtisë e kreu në Klinë. Prej vitit 1967. punon dhe vepron në Zagreb. Është afarist i spikatur.

Nr. 23 - Rikard Gjergjaj

U lind më 1971 në Gjakovë, R. e Kosovës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Zagreb. Me profesion është referent administrativ, njëherit drejtor i biznesit privat më shumë se 15 vjet, ku udhëheq me shumë sukses.

Nr. 30 - Jonuz Idrizi

U lind më 1964. në Zherovjanë, Tetovë, R. e Maqedonisë. Shkollën e mesme të tregëtisë e kreu në vendlindje. Në Zagreb jeton më shumë se 20 vjet, ku edhe udhëheq me shumë sukses biznesin privat.

Nr. 31 - Muhamed Imeri

U lind më 1967. në fshatin Gradec - Gostivar, R. e Maqedonisë. Zejtar shumë i njohur në Zagreb. Nënkryetar në Megjlisin e Bashkësisë Islame në Zagreb.

Nr. 32 - Albin Jusufi

U lind më 1985 në Mitrovicë, Kosovë. Eshte apsolvent në fakultetin ekonomik në Zagreb. Punon në Iskon internet.

Nr. 36 - Dorotea Kerni, dip. ing.

Lindur në Tiranë, ku dhe kreu shkollën e mesme e u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Më pas në Zagreb diplomohet edhe në Fakultetin Filozofik, dega Bibliotekonomi. Është përkthyese e përherëshme gjyqësore.

Nr. 38 - Ljiljana Koci

U lind në Zemun me 1967, me prindër: Rudolf Gashi nga Peja, dhe Karolina Mjeda nga Prizreni. Me profesion është fotografe. Aktiviste e njohur humanitare, ka kontakte të shumta me shoqatat ndërkombëtare si dhe partitë politike në Kroaci.

Nr. 47 - Gjergj Lekaj

U lind më Prizren në vitin 1941. Shkollën e mesme - gjimnazin e kreu në Pejë. Është afarist (argjentar) i njohur në Zagreb.

Nr. 55 - Mark Marku

U lind më 1986, në Zagreb. Kreu shkollën e mesme - gjimnazin internacional (International Baccalaureate - IB), tani është apsolvent në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit në Zagreb.

Nr. 60 - Bekim Muaremi

U lind në fshatin Porojë të Tetovës më 1982. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Tetovë, Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Zagrebit në degën Financat Publike dhe Sistemi Bankar. Është i punësuar në "KPMG Croatia" d.o.o.

Nr. 66 - Sejfedin Prekazi

U lind më Mitrovicë më 1954. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Studimet i vijoi në Zagreb në vitin 1974 ku edhe apsolvoi në grafikë. Ka punuar në profesion në kuadër të biznesit privat, kurse tani është redaktor teknik i mujores "Informatori".

Nr. 73 - Hil Prenkpalaj prof.

U lind më 1952. shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, kreu fakultetin filozofik dhe fitoi titullin e prof. të gjuhës Frënge. Njëri ndër themeluesit e shoqatës humanitare "Hasi", kryetar i Bashkësisë "Zymi".

Nr. 76 - Mr.sc. Tahir Ramqaj, dr.med.

U lind më 1947. në Istog, R. e Kosovës. Shkollën tetëvjeçare dhe gjimnazin e kreu në vendlindje. Fakultetin e mjekësisë e kreu në Zagreb. Punon ne Krapinske Toplice.

Nr. 77 - Gzim Redžepi, dr.med.

U lind më 1976. në Pirokë, Tetovë, R. e Maqedonisë. Shkollën fillore dhe të mesmen e mjekësisë i kreu në vendlindje. Fakultetin e mjekësisë e kreu në Shkup. Pastaj kaloi në Zagreb, KB "Jordanovac". Fillimisht specializoi mjekësinë interne, kurse tani punon si specialist në të njëjtën klinikë.

Nr. 79 - Xhevdet Sahatxhija, prof.

U lind në Pejë më 1962. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlidje. Në vitin 1990 diplomon kitarën në Akademinë e muzikës në Zagreb, punën e filloi si pedagog në Shkollën e muzikës "Pavle Markovac", profesor i jashtëm në Akademinë e muzikës në Zagreb dhe Docent në Fakultetin e arteve në Prishtinë.

Nr. 82 - Blerim Sela

U lind më 1966 në Dibër të Maqedonisë. Jeton dhe punon në Zagreb ku kreu studimet në Fakultetin e shkencave natyrore të matematikës. Bashkëpronar dhe prej vitit 2008 është edhe drejtor i këshillit ekzekutiv (CEO) të kompanisë private të informatikës "Perpetuum Mobile" d.o.o.

Nr. 84 - Prof.dr.sc. Zenun Skënderi

U lind më 1955 në Jabllanicë të Prizrenit, në Kosovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Në 1980 kreu fakultetin e Teknologjisë në Universitetin e Zagrebit. Në 1986 magjistroi, ndërsa në 1998 edhe doktoroi. Punon si profesor i rregullt në Fakulltetin Tekstilo-teknologjik në Zagrebit.

Nr. 86 - Šoip Šoipi, dr. med.

U lind më 1970 në fshatinë Dobri-dol të Gostivarit,R. Maqedonisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme mjekësisë në Tetovë, kurse Fakultetin e mjekësisë në Zagreb. Punon si mjekë specijalizant i Urologjisë në KBC "Sestre milosrdnice" - Zagreb.

Nr. 90 - Nahit Veseli, mag.ing.el.

U lind në Rahovec, 1962. Shkollën e mesme - gjimnazin e kreu në vendlindje. Studimet i ka filluar në fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë, ndërsa përfunduar në fakultetin e Elektroteknikës në Zagreb - drejtimi i automatikës. Punon si udhëheqës i projekteve në ABB (Asea Brown Brovery).

Nr. 92 - Šuip Ziberi, dipl.ing.el.

U lind në Pallçishtë të poshtme, Tetovё, Maqedoni më 1959. Ka diplomuar nё Prishtinё në Fakultetin teknik, seksioni i Elektroteknikёs. Është inxhenier i diplomuar i elektroenergjetikёs. Prej vitit 1988 është i punёsuar nё firmёn "Elka", Zagreb.


Zgjedhjet mbahen më 10.07.2011. në këto adresa:

Gradska četvrt Trešnjevka: Park Stara Trešnjevka 2
(Donji grad, Gornji grad - Medveščak, Trešnjevka - sjever, Trešnjevka - jug, Črnomerec, Stenjevec, Podsused - Vrapče, Podsljeme)

Gradska četvrt Peščenica: Žitnjak - Zapoljska 1
(Trnje, Maksimir, Peščenica - Žitnjak, Novi Zagreb - istok, Novi Zagreb - zapad, Gornja Dubrava, Donja Dubrava, Sesvete, Brezovica)


Lista e kandidatëve Shqiptarë për Këshillin e Qytetit të Zagrebit

1. Mirzana Ademi, dipl.inf. 32. Albin Jusufi 63. Avni Osmani
2. Merdita Agai, dr.med. 33. Tom Kačinari 64. Aziz Osmani
3. Merdita Aliti 34. Zef Kčira 65. Hazim Osmani, dipl.oec.
4. Arben Ameti, dr.med 35. Mojzeh Kćira 66. Sejfedin Prekazi
5. Dr.sc. Nuhi Arslani, dr.med. 36. Dorotea Kerni 67. Anton Preklushaj
6. Pjeter Augustini 37. Gjovalin Koci 68. Miki Preklushaj
7. Imer Bajraktari 38. Ljiljana Koci 69. Frok Prekpalaj
8. Skender Bajraktari 39. Pren Kolgjeraj 70. Besnik Prenga
9. Edita Bajrami 40. Anton Kolnrekaj 71. Nikolle Prenka
10. Mensur Berisha 41. Ardian Krasnić 72. Gjon Prenkpalaj
11. Musa Beriša 42. Kaltrina Krasnić 73. Hil Prenkpalaj, prof.
12. Driton Binaj 43. Sokolj Krasnić 74. Marija Prleši
13. Urim Binaj 44. Mikel Kuzhnini 75. Azgan Qenaj
14. Zef Bisaku 45. Luigji Kužnini 76. Mr.sc. Tahir Ramqaj, dr.med.
15. Agim Brahaj 46. Anton Laci 77. Gzim Redžepi, dr.med.
16. Luigj Daka, dr.med. 47. Gjergj Lekaj 78. Adem Rizvani
17. Mirjam Deponte, dipl.iur. 48. Gjon Lekaj 79. Xhevdet Sahatxhija, prof.
18. Mihil Djoveljekaj 49. Krist Lekaj 80. Eshref Saiti
19. Robert Đini 50. Pal Lekaj 81. Ismet Salihu
20. Uka Elshani 51. Ton Lekaj 82. Blerim Sela
21. Faik Gashi, mag.ing. 52. Gasper Lumezi 83. Naim Shala
22. Luz Gashi 53. Gajur Mahmudi 84. Prof.dr.sc. Zenun Skënderi
23. Rikard Gjergjaj 54. Isuf Manaj 85. Jetmir Šoipi
24. Jozef Gjoni 55. Mark Marku 86. Šoip Šoipi, dr.med.
25. Riza Gjuraj 56. Fran Marleku, dr.med. 87. Lorenc Tomrecaj
26. Besa Grahovac 57. Dominik Dede Mirdita 88. Jozef Tunić
27. Arben Hamiti 58. Lajde Mjeda 89. Ilir Uka
28. Behar Hoti 59. Shenida Morina 90. Nahit Veseli, mag.ing.el.
29. Fatmir Hoti 60. Bekim Muaremi, dip.oec. 91. Mr.sc. Ekrem Ymeri, prof.
30. Jonuz Idrizi 61. Shani Muhadri 92. Šuip Ziberi, dipl.ing.el.
31. Muhamed Imeri 62. Leko Nokaj 93. Vedat Zogjani